Komisioni Zgjedhor i Partisë, në seancën e mbajtur më 17.05.2023 në Tetovë, në bazë të nenit 38, 39, 40 dhe 41 të Rregullores për kriteret, mënyrën dhe procedurën e kandidimit dhe përzgjedhjen e organeve të Bashkimit Demokratik për Integrim ,për zgjedhjet që do të mbahen më 02.07.2023, për zgjedhjen e organeve të degëve shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për zgjedhjet të kandidatëve për kryetarë të degëve të BDI-së.

Kandidatura për kryetar të Degës së BDI-së dorëzohet me plotësimin e formularit të veçantë direkt në selinë e BDI-së në Tetovë nga 17.06.2023 deri 22.06.2023 prej ora 15:00 deri ne 19:00 ose me postë elektronike në kandidatura@kzp.mk, me bashkëngjitje të biografisë personale dhe partiake dhe të programit të punës për periudhën katërvjeçare.

Për kryetar të Degës së BDI-së mund të kandidojë secili person i cili së paku një vit është anëtar i BDI-së dhe nga vendbanimi i cili përfshihet në territorin e degës përkatëse.

Pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm për kandidim, do të bëhet shqyrtimi i kandidaturave në bazë të Rregullores për kriteret, mënyrën dhe procedurën e kandidimit dhe përzgjedhjen e organeve të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Të gjitha kandidaturat do të shqyrtohen në mënyrë të barabartë .

Fletëkandidimet mund ti merni në linkun: Fletkandidimi për kandidat për Kryetar të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim

Образец за Кандидатура за Кандидат за Претседател на Огранок на Демократска Унија за Интеграција

Afati për dorëzimin e kandidaturave është deri më 22.06.2023.

Jeni të mirëpritur!