Komisioni Zgjedhor i Partisë, në mbledhjen e mbajtur më 17.05.2023 në Tetovë, në bazë të nenit 20, 23, 24, 25 dhe 29 të Rregullores për kriteret, mënyrën dhe procedurën e kandidimit dhe përzgjedhjen e organeve të Bashkimit Demokratik për Integrim , për zgjedhjet që do të mbahen më 01.07.2023, për zgjedhjen e organeve të degëve, shpall:
THIRRJE PUBLIKE
për zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Kryesisë së Këshillit Vendor dhe të kandidatëve për kryetar të Këshillit Vendor të BDI-së.
Kandidaturat për anëtarë të Kryesisë së Këshillit Vendor dhe për kryetar të Këshillit Vendor dorëzohen në Komisioni Zgjedhor Komunal të partisë.
Të drejtën e kandidimit në zgjedhjet për anëtarë të kryesisë së Këshillit Vendor dhe për kryetar të Këshillit Vendor e gëzojnë të gjithë anëtarët e BDI-së të regjistruar nga Këshilli Vendor në territorin e degës përkatëse – Këshilli Vendor përkatës dhe që i plotësojnë kushtet e parashikuara me Rregulloren për kriteret, mënyrën dhe procedurën e kandidimit dhe përzgjedhjen e organeve të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm për kandidim, do të bëhet shqyrtimi i kandidaturave në bazë të Rregullores.
Të gjitha kandidaturat do të shqyrtohen në mënyrë të barabartë.
Fletëkandidimet mund ti merni në linkun:
Fletkandidimi për Kandidat për Kryetar të Këshillit Vendor
Fletkandidimi për anëtar të Kryesisë së Këshillit Vendor
Afati për dorëzimin e kandidaturave është deri më 22.06.2023.
Jeni të mirëpritur!