Komisioni zgjedhor partiak

KZP-ja përbëhet nga 7 (shtatë) anëtarë (kryetari dhe 6 – anëtarë) në nivelin qendror të partisë, ndërsa në nivel dege dhe Këshilla Vendor përbërjen dhe mënyrën e zgjedhjes e përcakton KZP-ja

Kandidat për kryetar dhe anëtarë të Komisionit Zgjedhor të Partisë (KZP) mund të propozojnë edhe 1/3 (një e treta) e delegatëve të Kongresit të Partisë me pëlqim të kryetarit të partisë.

Mandati i Komisionit Zgjedhor të Partisë (KZP) zgjat 4 (katër) vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.

Propozim për shkarkim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Zgjedhor të Partisë (KZP), mund të paraqesë kryetari i partisë dhe 1/3 e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Partisë.

Kryetari apo anëtarët e Komisionit Zgjedhor të Partisë (KZP), mund të shkarkohen me shumicë të thjeshtë nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Partisë.